Tufa e elefantëve të egër kalon mes dy qyteteve në Kinë/ Lë prapa qindra kilometra shkatërrim

28

Më shumë se 600 punonjës emergjence në Kinë po punojnë për të mbrojtur banorët nga një tufë me 15 elefantë aziatikë që hynë në qytetet Kunming e Yuxi në jugperëndim të Kinës.

Tufa e elefantëve ishin arratisur nga rezervati i qyteti Pu’er prej fillimit të vitit dhe kishin ecur rreth 500-kilometra per te arritur në Kunming. Në video të shumta të publikuara ne rrjet, elefantët shiheshin që vërshonin mes fermave e qytezave, duke shkaktuar reagime frike nga rezidentët dhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në pamje elefantët shiheshin teksa kalonin mes autostradave të mbushura me makina, ashtu si dhe duke shëtitur mes bimësisë së botës së egër.

Autoritetet po tentojnë të ndalojnë hyrjen e tyre në qytete me anë të barrierave apo kamionëve të parkuar si dhe duke i joshur me ushqim për t’i larguar perseri drejt maleve.

Në Kunming janë përgatitur 10 ton ushqim elefanti, duke përfshirë misër dhe ananas, por prej rrugës së gjatë që kafshët gjigande kanë përshkuar, ka pak gjasa që ata të kthehen në habitatin e tyre fillestar.

Biologu Zhang Li tha se elefantët janë në gjendje nervoze pas kontakteve me popullatën njerëzore dhe se autoritetet po përpiqen t’i udhëheqin ata drejt një habitati të përshtatshëm gjatë emigrimit të tyre.