11.6 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeTrupi i pajetë me plagë nga arma e zjarrit në Bllacë, Prokuroria:...

Trupi i pajetë me plagë nga arma e zjarrit në Bllacë, Prokuroria: Po ndërmerren veprime për të parë nëse rasti është i lidhur me zjarrin në një objekt në Çair

Nga Prokuroria thonë se kanë kryer kontrolle në Bllacë të Shkupit, ku mbrëmjen e djeshme është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli me plagë të një arme të zjarrit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se po ndërmerren masa për të vërtetuar nëse kjo ngjarje ndërlidhet me zjarrin që është shkaktuar në një objekt hotelierie në Çair.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer kontroll në vend në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli me plagë nga armë zjarri. Gjatë kontrollit janë kapur gjurmë, të cilat do të jenë objekt i ekspertizës. Është lëshuar urdhër për obduksion ndaj trupit të të ndjerit, ndërsa prokurori publik ka dhënë udhëzime që të kryhen kontrolle dhe të ndërmerren veprime për sigurimin e provave. Lidhur me një zjarr në një objekt hoteliere në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video survejimit. Sipas informacioneve të para, zjarri është shkaktuar me qëllim. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments