6.7 C
Tetovo
E shtunë, 25 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaTrump urdhëron publikimin e dokumenteve të klasifikuara, mbi vrasjet e John F....

Trump urdhëron publikimin e dokumenteve të klasifikuara, mbi vrasjet e John F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr!

Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, e cila ka nxitur teori konspirative për dekada me radhë.

Urdhri ekzekutiv që zoti Trump nënshkroi të enjten synon gjithashtu të deklasifikojë dokumentet e mbetura federale në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.Urdhri është një nga një mori veprimesh ekzekutive që Trump ka ndërmarrë shpejt javën e parë të mandatit të tij të dytë.

“Populli amerikan po e pret këtë gjë me vite , gjithçka do të zbulohet shumë shpejt”. theksoi presidenti amerikan.

Dhe ndërsa shumë që kanë studiuar atë që është publikuar deri më tani thonë se publiku nuk duhet të parashikojë ndonjë zbulim tronditës, ka ende një interes të madh për detajet që lidhen me atentatet dhe ngjarjet që e rrethojnë atë.

Kennedy u qëllua për vdekje në qendër të Dallas-it më 22 nëntor 1963, ndërsa autokolona e tij kalonte përpara ndërtesës së Teksasit School Book Depository  ku atentatori 24-vjeçar Lee Harvey Oswald ishte pozicionuar nga një snajper në katin e gjashtë.

Gjithashtu dhe Martin Luther King Jr. u qëllua për vdekje në prill të vitit 1968 nga James Earl Ray.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments