10.4 C
Tetovo
E hënë, 10 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBotaTrump paralajmëron kontrollorët ajrorë/ “Nuk do iu jepen pagat nëse nuk ktheheni...

Trump paralajmëron kontrollorët ajrorë/ “Nuk do iu jepen pagat nëse nuk ktheheni në punë”

Me mbajtjen e pagave të tyre i paralajmëroi presidenti i SHBA-së Donald Trump kontrollorët e trafikut ajror që nuk kthehen menjëherë në punë, ndërsa nga ana tjetër shtoi se për ata që nuk munguan në punë do të rekomandojë dhënien e një bonusi prej 10.000 dollarësh.

“Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror duhet të kthehen në punë, TANI!!! Kushdo që nuk kthehet, në thelb do t’i mbahen pagat”, deklaroi Trump në një postim në Truth Social.

Paraliza buxhetore ka pezulluar një sërë shërbimesh publike për 41 ditë, një kohëzgjatje e pa precedent.

Mbi 1.500 fluturime të brendshme në SHBA u anuluan sot, dita e katërt radhazi që anulimet e fluturimeve kalojnë 1.000, pasi mospagimi në nivel federal vazhdon dhe mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror po shkakton kaos edhe në transportin ajror.

Sipas faqes së specializuar të ndjekjes së fluturimeve Flightaware, deri në orën 8:30 të mëngjesit, (koha lindore e SHBA-së) më shumë se 1.550 fluturime ishin anuluar dhe 1.400 të tjera kishin vonesë sot, pas 2.950 fluturimeve që u anuluan dhe gati 10.800 të tjerave që u vonuan dje të diel, dita më e keqe për problemet e fluturimeve që nga fillimi i shutdown-it më 1 tetor.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi kompanitë ajrore të ulin 4% të fluturimeve ditore që nga e premtja në 40 aeroportet e mëdha për shkak të shqetësimeve për sigurinë e kontrollit të trafikut ajror. Uljet e fluturimeve do të jenë të detyrueshme të rriten në 6% nesër të martë dhe më pas në 10% deri më 14 nënto

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments