2.3 C
Tetovo
E hënë, 3 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaTrump: Ose do ta marrim Kanalin e Panamasë, ose “diçka shumë e...

Trump: Ose do ta marrim Kanalin e Panamasë, ose “diçka shumë e fuqishme do të ndodhë”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar “Ose do t’a marrim Kanalin e Panamasë ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”, transmeton Anadolu.

Trump dha deklarata për gazetarët në Bazën e Përbashkët “Andrews”. Pasi bëri të ditur se aktualisht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ndodhet në Panama ai pretendoi se Kanali i Panamasë nuk i është dhënë Kinës por që kontrollohet nga Kina.

“Kanë shkelur marrëveshjen. Ose do t’a marrim Kanalin e Panamasë ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”, deklaroi Trump.

Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, Trump preku çështjen e “rimarrjes së Kanalit të Panamasë” të cilën ai e kishte ngritur më parë, duke thënë se “Kina menaxhon Kanalin e Panamasë. Ne atë ia kemi dhënë Panamasë dhe jo Kinës, dhe po e rimarrim atë”.

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino në një deklaratë më 20 janar në X, reagoi ndaj fjalëve të Trumpit duke thënë se “Kanali i Panamasë është i Panamasë dhe ashtu do të qëndrojë”.

Edhe pse nuk ka asnjë bazë konkrete për pretendimin e Trumpit se “Kina manaxhon Kanalin e Panamasë”, dihet se Kina ka investime të mëdha në Panama dhe se vendi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments