Përfaqësues të BBC-s konfirmuan të hënën se kanë marrë një letër ligjore nga avokatët e presidentit amerikan Donald Trump, ku i kërkohet një reagim deri të premten në orën 17:00. Në letrën thuhet se nëse BBC “nuk plotëson kushtet” brenda afatit, Trump “do të detyrohet të zbatojë të drejtat e tij ligjore, të gjitha të rezervuara, përfshirë padinë për jo më pak se 1 000 000 000 (një miliard) dollarë” në dëmshpërblim.
Sipas letrës së avokatëve të Trumpit, BBC “ka shpërndarë deklarata të rreme, fyese”, ndërsa montimi “i qëllimshëm dhe mashtrues” i dokumentarit të BBC-së synonte të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale amerikane.
BBC ka pranuar se pjesë e dokumentarit u përpunua në një mënyrë që mund të linte përshtypjen se Trumpi i bënte thirrje drejtpërdrejtë për dhunë gjatë ngjarive të 6 janarit 2021, pasi u bashkuan fragmente të kohëve të ndryshme të fjalimit, ndërkohë që ishte përfshirë edhe thirrja e tij për demonstrata paqësore.
Kreu i bordit të BBC-s, Samir Shah, pranoi se ishte bërë “një gabim vlerësimi” në përpunimin e klipit, dhe se redaksia do ta shqyrtojë çështjen në mënyrë të thelluar.
Ngjarjet përfshijnë edhe dorëheqjen e kreut të BBC-s, Tim Davie, dhe drejtoreshës së lajmeve, Deborah Turness, të cilat dolën në pritje të krizës që u hap rreth nivelit të redaktimit dhe akuzave për përfaqësim të pabarabartë në shërbimet ndërkombëtare të BBC-s.
