7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTrump anulon samitin e G7-ës

Trump anulon samitin e G7-ës

Shqyrtohet mundësia që udhëheqësit të diskutojnë në një telekonferencë Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka anuluar samitin e G7-ës që ishte paraparë të mbahej në qershor, për shkak të krizës me koronavirus. Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere të enjten tha se udhëheqësit do të komunikojnë në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19” Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi anëtarët e tjerë të G7 se për të vazhduar koordinimin e ngushtë, Trump do të thërrasë drejtuesit përmes drejtuesve të telekonferencës në prill dhe maj ashtu si bëri këtë javë. G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/trump-anulon-samitin-e-g7-es/
© RTV21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments