13.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeTri herë më pak, zgjatet lista dhe reduktohet buxheti në Kulturë

Tri herë më pak, zgjatet lista dhe reduktohet buxheti në Kulturë

Vetëm 123.774 milionë denarë është fondi që Qeveria ka vënë në dispozicion të Programit 2025 për ndërtimin apo rikonstruktimin e objekteve të institucioneve nacionale të kulturës. I publikuar me vonesë në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit programi i sivjetshëm përmban më shumë objekte (11) sesa ai i vitit të kaluar, por shuma është rreth katër herë më e vogël sesa e vitit 2024 (7 objekte – 467 milionë denarë.

Programi i Qeverisë 2024-2028 është ambicioz në zërin – Ndërtimi infrastrukturor në kulturë 2025-2034 ku të ndara në 10 pika planifikohen përfundimi i një sërë projektesh dhe nisja e atyre të rejave. Por si pwr fillim vetëm 123.774 milionë denarë është fondi që Qeveria ka vënë në dispozicion të Programit 2025 për ndërtimin apo rikonstruktimin e objekteve të institucioneve nacionale të kulturës. I publikuar me vonesë në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit programi i sivjetshëm përmban më shumë objekte (11) sesa ai i vitit të kaluar, por shuma është rreth katër herë më e vogël sesa e vitit 2024 (7 objekte – 467 milionë denarë).

Në listë vijojnë të figuron mes të tjerëve edhe Teatri dhe Biblioteka e Tetovës – me 15 milionë denarë gjithsej, ngjashëm me ato të akorduara për ndërtimin e Teatrit Turk në Shkup, Teatrit të Vjetër në Strumicë dhe rindërtimit të çatisë së Muzeut të Maqedonisë.

Sqarimi që një ditë më parë ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, i referohej reduktimit të shumës ishte se mjetet financiare do të akordoheshin pasi të verifikohej ecuria e punëve. Një kontroll në terren në muajin qershor nga MKT do të përcaktonte nëse Teatrit dhe Bibliotekës mund t’i akordoheshin me shumë ose t’i kthehen mbrapsht mjetet për 2025.

Nga ana tjetër, MKT nuk ka hartuar asnjë dinamikë të përfundimit të punimeve, edhe pse sipas dokumentit të kontraktimit në vitin 2021, që shënoi fillimin e punimeve për fazën e dytë të punimeve, dorëzimi i objektit të përfunduar ka si datë vitin 2025, ndërsa pagesat do të vijonin deri në fund të vitit 2026. Në total kostoja e objektit është rreth 1,5 miliardë denarë, ndërsa Qeveria duhej të akordonte 300 milionë denarë për 2025 dhe 330 milionë denarë për vitin 2026. Ministri Lutkov jo vetëm që konfirmoi se objekti nuk do të dorëzohet brenda afatit të parashikuar, por nuk përcaktoi asnjë datë konkrete të përfundimit të tij.

“Nuk janë akorduar pak mjete për këtë vit. Gjatë këtyre viteve janë aneksuar kaq shumë objekte në pjesën e investimeve kapitale dhe kemi pasur mosrealizim në vite të mjeteve të ndara për investimet kapitale. Për shembull vetëm vitin e kaluar kanë mbetur të parealizuara 220 milionë denarë…. Por ne e menduam kështu – do të prognozojmë një shumë mjetesh dhe nëse kemi dinamikë të mirë të punës me rebalancin e buxhetit do të miratojmë edhe më shumë financa. Do të ndjekim punimet në terren dhe do të vendosim nëse do të shtojmë apo heqim mjete. Me këtë dinamikë nuk mund të përfundojë ndërtimi brenda këtij viti. Jo për fajin tonë, por të atyre që i imponuan këtë dinamikë”, ka thënë ministri.

Por po t’i referohesh Programit të Qeverisë,  zëri – “Ndërtimi infrastrukturor në kulturë 2025-2034” jep një piketë orientimi se brenda kujt harku kohor planifikohet përfundimi.

“Përfundimi i kompleksit Pllaoshnik në Ohër, Salla universale në Shkup, si edhe teatrot në Strumicë, Tetovë dhe Turk në Shkup”, thuhet në Programin e qeverisë. Ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës ka nisur në vitin 2014, dhe ka qenë pjesë e programeve të shumë qeverive dhe partive. Pavarësisht premtimeve deklarative për “përshpejtim, dinamika të reja, prioritete”, duke filluar nga ish ministrja e Kulturës, Elisabeta Kançevska Milevska, Robert Allagjazovski, i pasuar nga dy ministra shqiptarë – Asaf Ademi (qershor 2018-qershor 2019) dhe Hysni Ismaili (qershor 2019-gusht 2020), Irena Stefoska (16 muaj) dhe Bisera Kostadinova Stojçevska (2 vjet) realizimi i tij ka mbetur pezull.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments