10.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaKronikëTre të dyshuar për tentimin për vrasje të prokurorit publik nga rajoni...

Tre të dyshuar për tentimin për vrasje të prokurorit publik nga rajoni i Gostivarit, arsyeja mosmarrëveshje në komunikacion

Tre persona janë të dyshuar dhe janë kapur për sulm fizik me mjet të mprehtë ndaj H.I. (39) nga fshati Forinë, i Gostivarit, prokuror publik në PTHP Gostivar, që ka ndodhur sot në mëngjes, pas një zënke paraprake rreth një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot në mëngjes në orën 6:10 minuta nga nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë në Çegran ishin privuar nga liria N.S. (40), djali i tij minoren, të dy nga fshati Çegran i Gostivarit dhe B.F. (41) nga fshati Cerovë i Tetovës, për shkak të dyshimit se rreth orës 5:30 minuta në fshatin Çegran, pas një zënke paraprake rreth mosmarrëveshjes në komunikacion, fizikisht e kanë sulmuar dhe me mjet të mprehtë e kanë plagosur H.I.

“H.I. ishte dërguar në spitalin e përgjithshëm ‘Ferid Murat’ për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Të tre me kallëzim penal gjatë ditës do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Më parë, nga Prokuroria Publike në një deklaratë për MIA-n konfirmuan se personi i sulmuar është prokuror publik nga Gjykata Themelore Publike në Gostivar.

“Tentim për vrasje të një prokurori publik nga Gjykata Themelore Publike në Gostivar ka pasur sot në mëngjes në orën 5:30 në fshatin Çegran të Gostivarit. Prokurori publik ishte sulmuar me thikë me çka i është shkaktuar plagë në shpinë. Prokurori publik është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdes mjekësor në klinikat e Shkupit. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments