9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeTrazira të reja, qytetarët evropianë kundërshtojnë me protesta vaksinimin e detyrueshëm

Trazira të reja, qytetarët evropianë kundërshtojnë me protesta vaksinimin e detyrueshëm

Përleshje mes policisë dhe protestuesve u zhvilluan gjatë një manifestimi kundër vaksinimit në Londër, ku rreth 5 mijë persona morën pjesë në marshimin “Të Bashkuar për Liri”.

Trazirat vijnë teksa Omicron u konfirmua si varianti dominues në kryeqytetin britanik, duke nxitur autoritetet të marrin masa.

Disa mijëra persona marshuan edhe në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të Francës kundër kufizimeve të reja të qeverisë kundër përhapjes së COVID-19.

Qeveria propozoi paraqitjen e provës së vaksinimit për ata që hyjnë në restorante, kafene dhe ambjente të tjera publike.

Një situatë e ngjashme u verifikua në Vjenë, sërish kundër provës së vaksinimit kundër coronavirusit dhe izolimit të personave të pavaksinuar.

Vaksinimi pritet të bëhet me detyrim në Austri duke nisur nga shkurti për të gjithë banorët mbi 14 vjeç.

Qytetarët demonstruan edhe në Kopenhagë kundër vaksinimit dhe “së drejtës së fëmijëve për të zgjedhur”, në një marshim të organizuar nga grupi “Burrat me të Zeza”.

Vendi skandinav regjistroi një rekord të ri prej 11 mijë rastesh në 24 orët e fundit, përfshirë 2.500 me Omicron, variant që sipas ekspertëve do të jetë dominues brenda pak ditëve.

Edhe në Barcelonë njerëz të shumtë mbushën rrugët, ngjashëm me tubimet e tjera të mbajtura në Evropë, teksa vendet po lëvizin drejt vendosjes së masave më të ashpra për të frenuar valën e re të COVID-19.

Protestuesit manifestuan pakënaqësinë kundër aktivizimit të pasaportës së vaksinimit për të hyrë në hapësirat publike në rajonin katalanas.

Në Hamburg, qytetarët demonstruan po ashtu kundër vaksinimit me detyrim dhe masave anti-virus të imponuara nga qeveria.

Sipas policisë, rreth 11 mijë e 500 morën pjesë në manifestimin me moton “Ky është limiti, mos prekni fëmijët tanë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments