19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTramp: SHBA-ja është krenare që është aleate me Maqedoninë e Veriut

Tramp: SHBA-ja është krenare që është aleate me Maqedoninë e Veriut

SHBA-ja është krenare që është aleate me Maqedoninë e Veriut në NATO dhe i mbështesin aspiratat e saja për anëtarësim edhe në Bashkimin Evropian, shkruan presidenti amerikan Donald Tramp në urimin që i dërgoi presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së Pavarësisë, 8 Shtatori.

“Këtë vit shënimi është në rrethana kur po përballemi me pandeminë globale. Edhe krahas kësaj sfide të madhe, Maqedonia e Veriut në mënyrë të sigurt dhe transparente kishte zgjedhje demokratike në korrik, ndërsa vendi juaj mbetet i përkushtuar në avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Përveç hapit pozitiv me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut tashmë kontribuon për Aleancën, si nikoqire në ushtrime të mëdha në poligonin ushtarak Krivollak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleat i Juaj dhe i mbështesim aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrim të mëtutjeshëm evropian dhe rrugën tuaj drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thekson Trampi në urimin, që presidentit Pendarovski sot ia dorëzoi ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns.

Në takimin në vilën presidenciale Vodno, siç njoftoi kabineti i Pendarovskit, u fol për sfidat të cilat i sjell pandemia e KOVID-19, në menaxhimin e së cilës kishim edhe mbështetjen amerikane për punonjësit shëndetësorë, si dhe për sektorët tjerë të cilët ishin të goditur nga kriza.

Pendarovski dhe Bërnz shkëmbyen mendime edhe për sfidat të cilat i ka para qeveria e re dhe nevojën e ruajtjes së konsensusit kombëtar me qëllim të zbatimit të suksesshëm të qëllimit të dytë strategjik të Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin në BE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments