3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTrajanovi kërkon harmonizim me konsensus të plotë

Trajanovi kërkon harmonizim me konsensus të plotë

Kryetari i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov në takimin e sotshëm te Kovaçevski kërkoi që për propozimin francez të miratohen konkluzione nëse në Kuvend merr përkrahje me konsensus të plotë, përkatësisht nëse e përkrahin të gjitha partitë duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në. Njëkohësisht ai insiston që qeveria ta përkthejë dhe ta publikojë të gjithë tekstin në gjuhën maqedonase, së bashku me Protokollin. Trajanov kërkon që të vendoset reciprocitet, përkatësisht me ndryshimet kushtetuese Këshilli i BE-së ta detyrojë Bullgarinë që ta njohë pakicën maqedonase.“Unë propozoj që të hapet një diskutim në parlament dhe mendoj se për atë dalëngadalë do të ndërtohet një konsensus dhe të ketë një komision tjetër parlamentar i përbërë nga të gjitha partite politike që të formulojë përfundime. Kështu që unë dua që VMRO-DPMNE të jetë pjesë e këtij procesi. Nëse parlamenti vendos, por unë flas që të ketë një konsensus për të pranuar korrigjimet për të cilat  po flasim, mirë, nëse parlamenti vendos të refuzojë këtë propozim të fundit francez, përgjegjësinë pro ose kundër do ta marrin të gjithë faktorët e rëndësishëm të jetës politike në Maqedoni.”- deklaroi Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments