Kuqezinjtë me 17 nëntor siguruan për herë të dytë në histori kualifikimin për në Europianin e vitit 2024.
Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh për Kombëtaren e futbollit.
Mësohet se fondi do të jetë si mbështetje për ekipin përfaqësues, gjatë rrugëtimit në Europianin e vitit 2024 në Gjermani. Ashtu si edhe kryeministri njoftoi më herët, ky fond do ti shkojë federatës për të krijuar lehtësi në akomodimin, qëndrimin dhe stërvitjen e kombëtares në prag të Europianit.
Kuqezinjtë me 17 nëntor siguruan për herë të dytë në histori kualifikimin për në Europianin e vitit 2024, ndërsa do të përballen në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Kampionati europian i vitit 2024 do të startojë më 14 qershor, teksa finalja e madhe do të mbahet më 14 korrik.