7.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeTiranë / Ballkani i Hapur i mënjanon barrierat tregtare dhe barrierat ndërmjet...

Tiranë / Ballkani i Hapur i mënjanon barrierat tregtare dhe barrierat ndërmjet qytetarëve

Prioritet i yni i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike, si dhe furnizimi i sigurt dhe stabil me energjense. Edhe në nivel teknik dhe politik u pajtuam se tejkalimi i krizës energjetike, si dhe përballja me efektet e mundshme nga lufta në Ukrainë në mungesën e ushqimit, bashkërisht do ta adresojmë dhe tejkalojmë.Këtë e porositën zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe homologët e tij nga Shqipëria dhe Serbia, Arben Ahmetaj dhe Branisllav Nedimoviq, në konferencën e përbashkët për media në Tiranë të mbajtur pas përfundimit të punës së grupeve ndërqeveritare në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Tre shtetet, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, u pajtuan se sigurimi i ushqimit në kushte të krizës botërore përfaqëson sfidë dhe se për shkak të sigurimit të qëndrueshmërisë në furnizimin me ushqim është e nevojshme që të krijohen mekanizma të veçantë të bashkëpunimit ndërmjet tre vendeve.

“Ata ranë dakord që ndalesat për eksportin e disa produkteve ushqimore të mos vlejnë edhe për vendet e Ballkanit të Hapur gjegjësisht të kenë trajtim preferencial. Falë Ballkanit të Hapur, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Shqipërisë dhe Serbisë këtë dimër do të furnizohen plotësisht me sasitë e nevojshme të miellit, vajit, sheqerit, kripës dhe produkteve të tjera themelore”, informojnë nga Qeveria.Grupet e punës për reagim të shpejtë gjatë katastrofave dhe aksidenteve, shtojnë, u pajtuan se çdo vend do të dërgojë person për kontakt nga vendi i tij për përgjigje të parë gjatë krizës, të cilët do të komunikojnë rregullisht.

“Kjo do të nënkuptojë reagim urgjent nga çdo vend për të mbrojtur popullsinë e vendeve të Ballkanit të Hapur, pavarësisht se ku ndodh fatkeqësia apo aksidenti. Përveç kësaj, të tre vendet mund të përfitojnë nga një qasje e përbashkët kur kërkojnë fonde dhe marrin ndihmë nga fondet e disponueshme të BE-së”, njoftojnë nga Qeveria.

Me rritjen e tregtisë mes vendeve të Ballkanit të Hapur, siç thonë ata, agjencitë së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave do të punojnë për uljen apo heqjen e tarifave doganore, gjë që sigurisht do të bëhet në bashkëpunim dhe konsultim me sektorin e biznesit të tre vendeve nëpërmjet odave ekonomike. Krahas kësaj do të punohet edhe në mundësitë e pagesës onllajn për të lehtësuar procedurat dhe veprimet.

“Të tre vendet po punojnë për harmonizimin e sistemeve në mënyrë që kartelat elektronike të identifikimit të funksionojnë pa probleme në të tre vendet. Kjo është faza përfundimtare para heqjes së lejeve të punës mes tre shteteve. Me këto kartela, qytetarët do të kenë qasje në një treg të përbashkët të lirë të punës dhe lëvizje në të gjithë vendet e Ballkanit të Hapur. Në këtë mënyrë po bëhemi një treg i madh rreth 12 milionësh”, theksojnë nga Qeveria.Ata thonë se vendi po punon intensivisht për ndërlidhjen e tubacioneve të gazit me fqinjët. Gjithashtu, ministritë së bashku me odat do të hartojnë kapacitetet prodhuese si dhe nevojat për konsum në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe do të përgatisin një udhërrëfyes për bashkëpunim për mbështetje reciproke. Gjithashtu, do të hartohen mundësitë për investime të përbashkëta në përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve prodhuese të energjisë, veçanërisht në burimet e rinovueshme të energjisë. Gjithashtu do të vihen në dispozicion të gjitha lëndët e para që tre vendet kanë për prodhimin e energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments