11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBota“Ti i tregove botës se si është Rusia në të vërtetë” –...

“Ti i tregove botës se si është Rusia në të vërtetë” – Zelensky falënderon Edi Ramën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për faktin që i ka dalë në mbrojtje sot gjatë drejtimit të presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“I dashur Edi Rama, sot ti i tregove botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Të falënderoj që e drejton Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkroi Zelenskyy, i cili postoi edhe një video të shkurtër ku duket Rama duke iu drejtuar përfaqësuesit të Rusisë të pranishëm në sallë.

“Përderisa e përsëritët shumë herë se shkelja këtu ka të bëjë me fjalimin e presidentit Zelenskyy para anëtarëve të këshillit të mbledhur, ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord. Ju ndalojeni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”, i thotë Rama kolegut të tij rus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments