Thellohet tragjedia në Itali, 627 viktima në 24 orë

223

Tragjedia në Itali është thelluar edhe më shumë në 24 orët e fundit, ku janë shënuar 627 viktima, ndërsa një ditë më parë u shënuar 427.

Të dhënat janë bërë të ditura nga autoritetet, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar mbi 4 mijë, duke kaluar edhe numrin e viktimave të Kinës.

Numri total të të infektuarve me koronavirus në Itali shkon në  37.860 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit ( mbi 5 mijë), arriti në 47.021 persona.  /tvklan.al