11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeThaçit i futet në Zyre personi që e kishte hetuar për rastin...

Thaçit i futet në Zyre personi që e kishte hetuar për rastin e famshëm (foto)

Në takimin e sotëm ndërmjet presidentit të Republikës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti, ishte edhe një shtetas amerikan.

Bëhet fjalë për japonezin, Tienmu Ma, personi i cili ishte pjesë e raportit të “Gylenistëve”, të cilët u deportuan nga Kosova për në Turqi, raporton Indeksonline

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë gylenistëve vitin e kaluar, pasi kishte thënë se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga Komisioni.

Ai kishte aluduar se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, është këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka deklaruar se atij i ka thënë se duhet të merret me datën për zgjedhjet e reja.Transmeton Indeksonline, përcjell Telegrami

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments