Në takimin e sotëm ndërmjet presidentit të Republikës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti, ishte edhe një shtetas amerikan.
Bëhet fjalë për japonezin, Tienmu Ma, personi i cili ishte pjesë e raportit të “Gylenistëve”, të cilët u deportuan nga Kosova për në Turqi, raporton Indeksonline
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë gylenistëve vitin e kaluar, pasi kishte thënë se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga Komisioni.
Ai kishte aluduar se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, është këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka deklaruar se atij i ka thënë se duhet të merret me datën për zgjedhjet e reja.Transmeton Indeksonline, përcjell Telegrami