15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeThaçi: VMRO tenton krijimin e një qeverie me parti të vogla, për...

Thaçi: VMRO tenton krijimin e një qeverie me parti të vogla, për të krijuar krizë politike në vend dhe rajon

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, kretari i PDH-së Menduh Thaçi ka rrëfyer rrugëtimin e tij politik, duke theksuar përpjekjet e tij për të shmangur konfliktet dhe për të ruajtur një linjë kombëtare të qëndrueshme. Ai ka pohuar se ka arritur suksese të rëndësishme pa krijuar probleme personale me askënd dhe pa shkelur parimet kombëtare.

Thaçi ka rrëfyer për marrëdhënien e tij me zotin Ahmeti, duke përmendur një “luftë” dhjetëvjeçare mes tyre, por edhe momente të përbashkëta dhe sfida të ndërsjella.

Pas zgjedhjeve të fundit, Thaçi paralajmëron se Maqedonia do të përballet me një situatë politike serioze. Ai shpreh shqetësimin se tendenca e VMRO-së për të formuar qeveri me grupacione të vogla do të sjellë një krizë të madhe politike.

“Unë jam përpjekur që në politikë të mos krijojn konflikte, dhe mosuskset që po mi numrojnë në rrugëtimin tim politik, unë di të them se kam suksese kapitale, probleme personale skam krijuar me asnjë njeri dhe vijën kombëtare nuk e kam shkelur. Me zotin Ahmeti kemi pasur luftë 10 vjeçare, por ka faza të përbashkëta të historisë tonë, ka pasë dhe momente të vështira. Unë para disa viteve e kam pyetur Ahmetin kur ke qenë më së ngushti kujt ja ke lënë në besë familjen, dhe është përgjigjur pozitivisht. Situata pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoni do të jetë tepër serioze, tentimi i VMRO-së për të marrë grupacione shumë të vogla në qeverisje do të na sjelli krizë të madhe në politike, ku kësaj krize lokale ja shton krizën e përgjithshme në rajon, ndikimet e Rusisë në rajon dhe mendoj se ky koalicion ishte i arsyeshëm”, tha Thaçi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments