Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se të gjithë duhet të respektojnë vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese, lidhur me dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Thaçi ka pohuar se askush nuk duhet të bëjë presion e as kërcënime këto ditë.
“Të gjithë duhet ta respektojnë procesin elektoral të 6 tetorit. Askush nuk ka të drejtë të mbajë të uzurpuar asnjë zyrë te institucioneve e ne veçanti pas vendimit të Kuvendit të Kosovës. Askush nuk e di se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, askush nuk mund të paragjykojë, të gjithë duhet të punojnë. Askush nuk mund ta destabilzojë shtetin, as funksionimin e institucioneve demokratike”, ka thënë presidenti.
Thaçi po ashtu ka thënë se nuk duhet të ketë demonstrime, që janë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së.
“Vendimin e Gjykatës do ta respektojmë, por është e rëndësishme të mos ketë presione e kërcënime e demonstrime që biejnë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së”