Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur procedurë hetuese ndaj ish policit tashmë të pensionuar në Shkup. I njëjti dyshohet se kanë cenuar sigurinë e ministrit të Punëve të Brendshme.
“I dyshuari nga telefoni i tij celular ka lajmëruar stacionin policor në Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i Brendshëm, pas çka menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pasi u identifikua dhe u gjet lokacioni, në shtëpinë e tij është kryer bastisje, ku u gjet një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2, plumba të tjerë me kalibër të ndryshëm një pal pranga dhe një shkop teleskopik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Nga Prokuroria shtojnë se personi në fjalë ka qenë i dënuar për tjetër vepër penale, ndërsa për shkak të rrezikut për arrati, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të njëjtin./TV21