14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeTetovë / Të punësuarit në gjykatë jashtë vendit të punës – në...

Tetovë / Të punësuarit në gjykatë jashtë vendit të punës – në grevë dy orëshe

 

Në ora 10 ka filluar greva dy orëshe nga punëtorët e gjykatave në Maqedoninë e Veriut.Po ashtu edhe të punsuarit në Gjykatën Themelore në Tetovë iu bashkangjitën protestës si shenjë paralajmëruese

Sindikata e UPOZ-it, e cila përfshin punëtorë nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve, tha në fillim të kësaj jave se 95 për qind e institucioneve paguanin pagë minimale prej 18,000 denarë, ndërsa 5 për qind të tjera ose nuk paguanin ose paguanin një paga me gabime. Nga Sindikata theksojnë se duhet tu paguajnë pagën minimale për të gjithë dhe respektim të pagës minimale për punëtorët e tjerë – gjegjësisht paga më të larta për 2.806 denarë.

Ndaj thonë se vetëm punonjësit e administratës dhe gjyqësorit marrin pagë nën minimumin, gjë që rrit pakënaqësinë. Ata bënë të ditur se protesta do të zgjasë derisa autoritetet t’i thërrasin për negociata për të arritur marrëveshje për pagesën e pagës minimale dhe harmonizimin e pagave të tjera me të.

Greva zgjati dy orë nga ora10 deri në ora 12:00 dhe është paralajmëruar se do të zhvillohet edhe nesër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments