Në Tetovë me fillim nga ora 19:00 janë mbajtur protestat e katërta me radhë kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Në sheshin “Iliria” qindra protestues kërkuan anulimin e vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës për shtrenjtimin e rrymës, uljen e çmimit për 46 për qind, Tatim të Vlerës së Shtuar më të ulët dhe shpërbërjen e Komisionit.