3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë, për 10 muaj 93 kafshime nga qentë endacakë/ Kasami nuk mund...

Tetovë, për 10 muaj 93 kafshime nga qentë endacakë/ Kasami nuk mund të gjejë kompani për trajtimin e tyre, harron strehimoren

Pothuajse në çdo të tretën ditë kemi nga një kafshim nga qentë endacakë në Tetovë. Edhe pse në buxhetin vitit 2023 ishin paraparë 3 milionë denarë për trajtimin e qeneve endacakë, komuna ende nuk ka hapur ndonjë tender për trajtimin e tyre.

Kryetari Bilall Kasami thotë se pret që të gjejnë një kompani që do të merret me trajtimin e qenve.

“Punojmë në drejtim të mjeteve buxhetore dhe të kompanisë e cila do t’i plotësojë kushtet. Ne e dimë se në Tetovë nuk kemi një kompani të tillë. Jemi në bisedime më disa operatorë privat që punojnë për të krijuar kushte që të ta shpallim tenderin, që t’mund dikush të paraqitet. Nesër ne mund ta shpallim tenderin nëse nuk paraqitet askush nuk kemi bërë zgjidhje.”- deklaroi Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Sipas Kasamit situata në Tetovë nuk është edhe aq alarmante.

“Për vitin 2023 ne patëm trajtim. Situata nuk është siç ka qenë dhe ne këtë duhet ta konstatojmë”- tha Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Por sipas të dhënave nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë në vitin 2023 deri më sot janë paraqitur 93 qytetarë që kanë denoncuar se janë sulmuar nga qentë endacak. Ndërsa brenda vitit 2022 kemi pasur 62 kafshime për 12 muaj.
Në maj të këtij viti Bilall Kasami tha se brenda tre muajve do të kemi një strehimore por një gjë e tillë nuk është askund.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments