Kemi një mëngjes të ftohtë në Maqedoni.
Më ftohtë është në Mavrovë ku janë matur -16 gradë. Në Manastir dhe Berovë sot në mëngjes temperatura minimale është -14 gradë, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -12, në Tetovë dhe Dibër -11, në Prilep, Ohër dhe Pretor -10, Shtip -9, Strumicë dhe Demir Kapi – 8, Shkupi -7, Kumanovë -6 dhe në Dojran -3 gradë.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, shumë i ftohtë dhe me erë.
Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa në zonat malore dhe në verilindje do të ketë dëborë të dobët lokale. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 4 gradë.
I ftohti polar ka goditur edhe rajonin.