11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeTetova e ngulfatur me mbeturina, Bilall Kasami mba “ders” në xhamitë e...

Tetova e ngulfatur me mbeturina, Bilall Kasami mba “ders” në xhamitë e Zvicrës (VIDEO)

Gati një  javë do të bëhet kur Tetova po ngulfatet nga mbeturinat. Tetova është shdërruar në një qytet deponi. Në çdo lagje ka mbeturina në çdo trotuar nuk mund të kalohet. Qyteatrët e Tetovës janë të shokuar pas kësaj ngjarje që e ka krijuar kryetari Bilall Kasami. Ata thonë se kjo që ndodh është e njejtë me ata krytear të dikurshëm dhe nuk ka asnjë përmirsim.

Mos grumbullimi i mbeturinave ka ardhur si shkak i mos dhënies së rrogave të punëtoreve të NPK-së. Ata që mbledhin mbeturinat nga 4 muaj janë pa rroga ndërsa kryetari Bilall Kasami po mba ligjerata politike në xhamitë e Zvicrës.

Vlen të thekësohet se shumë aktivist të Lëvizjes BESA në komunën e Tetovës marrin paga shumë të larta dhe nuk punojnë fare në komunë. Siç mësohet jorzyrtarisht vetëm në komunën e Tetovës ka mbi 400 kontrata në vepër e gjysma nuk rrijnë në vendin e punës por thuhet se janë aktivist të Lëvizjes BESA. Nuk dihet se sa janë në NPK me kontrata në vepër e që nuk punojnë, por janë aktivist partiak.

E deri sa Tetova ngulfatet me mbeturina, Bilall Kasami është mirë që të bëhet imam në xhamitë e Zvicrës./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments