Lëkundje sizmike janë regjistruar pasditen e së premtes në Shkodër.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare tërmeti ka patur një magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej 10 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 14 km në jug të Shkodrës, teksa lëkundjet janë ndjerë në Malin e Zi dhe ne vendin tonë.
Tërmeti është regjistruar në orën 14:39.Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, por ka shkaktuar panik tek banorët.
