15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeTërhiqet Athina! Nga data 19, lejohet kalimi edhe me rapid test

Tërhiqet Athina! Nga data 19, lejohet kalimi edhe me rapid test

dryshe nga çfarë ishte njoftuar një ditë më parë, qeveria greke ka vendosur të pranojë që udhëtarët që do të hyjnë në territorin grek që prej datës 19 dhjetor, përveç testit negativ PCR do të lejohen edhe me rapid test.

Njoftim  e ka bërë vetë ministri grek i shëndetësisë Thanos Plevris i cili pohoi se ka dërguar pranë pikave kufitare ,porteve dhe aeroporteve të vendit qarkoren përkatëse.

Sipas Plevris, është vendosur që udhëtarët mund të kryejnë rapid test, jo më herët se 24 orë përpara udhëtimit të tyre, ose test PCR jo më herët se 72 orë përpara hyrjes së tyre në Greqi.

Sipas tij, ky vendim u mor për të mos dëmtuar planifikimin e familjeve që dëshirojnë të kalojnë festat në Greqi,pasi sipas tij kosto e rapid test varion nga 10-20 euro,ndërsa e testit PCR nga 50-70 euro,çka vlerësohet se është kosto shtesë për buxhetin e një familje të mesme.

Plevris tha se janë marrë masa shtesë në të gjitha pikat hyrëse të vendit duke shtuar personelin që kryen  testimet anti Covid në kufi, me qëllim rritjen e kapaciteteve hyrëse në vend.

Sipas tij,vendi nuk do të ketë një mbyllje tjetër të kufijve,por në çdo rast do të merren masa për parandalimin e hyrjes në vend të mutacionit “Omicron”.

Deri tani janë diagnostikuar me këtë mutacion 10 persona,por autoritetet druhen se gjatë periudhës së festave dhe rritjes së fluksit të turistëve që lëvizin për këto festa,do të rrisin ndjeshëm shifrat e infektimeve.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments