9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTensioni me Greqinë, Turqia riparon anijen

Tensioni me Greqinë, Turqia riparon anijen

Ministria e Jashtme turke deklaroi se kthimi i bujshëm i anijes kërkimore të saj, Oruc Reis në portin e Antalias u bë për arsye “mirëmbajtjeje dhe për furnizime”. Ky prononcim përgënjeshtron njoftimin se largimi I anijes ishte bërë për të shtensionuar situatën në Mesdhe. Kthimi i Oruc Reisit në Antalia këtë fundjavë ishte interpretuar si tregues se Ankaraja është e përgatitur për t’u angazhuar në bisedime me Athinën, çka ngjalli reagimin e shpejtë të kryeministrit grek, Kyriakosh Mitsotakis, i cili u shpreh i gatshëm për të diskutuar konfliktin me palën turke. Tërheqjen e anijes, ai e përshkroi si një hap të parë pozitiv përpara dhe si shenjë që tregon se mund të ulen në tryezën e negociatave. Por ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi dhe ai se vendi i vet nuk janë tërhequr nga misioni ne Mesdheun Lindor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments