16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajme“Tendenca nuk është për të mbyllur njerëzit, por kazinotë dhe bastoret”, Mexhiti:...

“Tendenca nuk është për të mbyllur njerëzit, por kazinotë dhe bastoret”, Mexhiti: Do të hidhen poshtë licencat joligjore të zv/kryeministrit të kaluar Artan Grubit.

Lidhur me premtimin e VLEN për mbylljen e plotë të kazinove dhe bastoreve, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se po presin interpretimin autentik të Kuvendit, pas çka tha se do të merren licencat e disa kompanive, përcjell TV21. Mexhiti tha se përpos kësaj, po përgatitet ligj rigoroz lojërat e fatit.“Në atë moment që vërtetohet, të gjitha licencat në mënyrë joligjore që i ka nënshkruar zv/kryeministri i kaluar, hidhen poshtë, me këtë kazinotë dalin prej shtëpive tona dhe do të ketë dhe…mandej normal që do të vërtetohet se kush e ka shkelur ligjin dhe pse e ka shkelur ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi për atë, gjithashtu në kuadër të drejtorisë ka parregullsi të mëdha dhe nuk do të ndalemi këtu, po përgatisim një ligj shumë më rigoroz se ky i tanishmi, pra tendenca jonë nuk është për të mbyllur njerëzit por është për t’i mbyllur kazinotë dhe bastoret”, pohoi Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments