12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBota‘Tel Avivi i vendosur për veprime ndaj Iranit’/ Zyrtari izraelit: Ajo që...

‘Tel Avivi i vendosur për veprime ndaj Iranit’/ Zyrtari izraelit: Ajo që nuk dihet është koha

Një takim i kabinetit izraelit të luftës prej disa orësh përfundoi të dielën pa një vendim se si Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të paprecedentë të Iranit me raketa dhe dron, tha një zyrtar izraelit, raporton CNN.

“Kabineti është i vendosur të ndërmarrë veprime – por ende nuk ka vendosur për kohën, qëllimin dhe objektivat”, tha zyrtari.

Analisti i CNN, Barak Ravid tha se ministrat izraelitë Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot mbrojtën tezën për veprime të shpejta, por telefonata e presidentit amerikan Joe Biden me kryeministrin Benjamin Netanyahu çoi në një vendim tjetër, duke vonuar edhe përgjigjen.

“Izraeli nuk po kërkon luftë pas sulmit të Iranit dhe “duhet ekuilibri në këtë situatë”, tha presidenti izraelit Isaac Herzog për CNN të dielën.

Biden dhe anëtarët e lartë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare u thanë homologëve të tyre se SHBA “nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim sulmues kundër Iranit”, bënë të ditur zyrtarët amerikanë që kanë dijeni për zhvillimet e fundit.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se çdo “agresion i ri kundër interesave të kombit iranian do të përballet me një përgjigje më të rëndë dhe të penduar”, sipas mediave shtetërore. SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments