10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTeatri shqiptar, Stefovska: Së shpejti do të filloj me punë

Teatri shqiptar, Stefovska: Së shpejti do të filloj me punë

Ministrja e kulturës, Irena Stefoska thotë se tetari shqiptar në Shkup tashmë ka shlyer një pjesë të borxheve dhe së shpejti do të filloj me punë. Ky institucion kulturor që ka nisur të rikonstruohet që në vitin 2014, para dy javësh ka marrë miratimin e Ministrisë së Transportit për rifilluar me punë.

“Unë kam një lajm të mirë për Teatrin Shqiptar në Shkup, ne kemi punuar shumë dhe ajo që dua të them është se ndërtesa ka marrë një pranim teknik rreth 15 ditë më parë, dhe së dyti, një pjesë e borxheve janë sanuar në mënyrën më ligjore dhe legjitime, kështu që unë pres së shpejti në kushtet e Covid për fat të keq edhe ajo skenë një nga skenat e bukura në qytet të punoj” – tha Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Këtë informatë ministrja e Kulturës e dha në nisjen e punimeve për rikonstuimin e Sallës Universale, projekt për të cilin po flitet me muaj, e kreu i qytetit të Shkupit, tha se rindërtimi i Sallës Universale që do të mbajë madhësinë dhe formën ekzistuese është zgjidhja optimale dhe e vetme e arsyeshme për vënien në funksionim të këtij objekti.

Rikonstruimi i sallës universale, Shilegov: Përmbushim vullnetin e qytetarëve

“Ndërtimi i një salle të re koncertesh me ambiente shoqëruese të kongresit, me parkim të siguruar dhe zgjidhje adekuate të trafikut për të hyrë në sallë, dhe një numër standardesh të tjera hapësinore dhe teknike për këtë lloj objektesh është diçka që duhet t’i ndodhë Shkupit një orë së shpejti” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Salla Universale është mbyllur për gati 6 vjet, dmth që nga 10 Marsi i vitit 2015, kur lideri i LSDM-së Zoran Zaev lëshoi bombën 8 për mashtrimet zgjedhore në tribunën e partisë. Pas përfundimit të tribunës së Zaevit, një copë nga tavani u gris dhe ra në ulëset. Kjo ishte arsyeja për shtyrjen e të gjitha ngjarjeve të planifikuara në sallën Universale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments