Në Shkup u mbajt parada “Skopje Pride” në organizim të Rrjetit Nacional kundër Homofobisë dhe Transfobisë nën moton “Zëshëm dhe krenarë”. Parada e Krenarisë nisi nga parku “Gruaja luftëtare”, ndërsa pas fjalimeve të shkurtra, marshi protestues vazhdoi nëpër rrugët e Shkupit. Aktiviteti u mbyll me një program kulturor-argëtues në Stadiumin e Ushtrisë në Parkun e Qytetit.