6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTë parat arrijnë vaksinat “Sputnik V”, Filipçe i pranon nesër bashkë me...

Të parat arrijnë vaksinat “Sputnik V”, Filipçe i pranon nesër bashkë me ambasadorin rus

Spitali modular në Shkup është rihapur dhe i pranon pacientët e parë, kurse vendi po përgatitet për t’i marrë vaksinat e para, të cilat ishin porositur të fundit.

“Ka shumë gjasa që të mërkurën të fillojë vaksinimi, kurse nesër në Aeroportin e Shkupit duhet të mbërrijnë rreth orës 14”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.Për momentin, kapacitetet spitalore nuk janë në rrezik, prandaj nuk ka nevojë për masa të reja restriktive, por mundësia e tillë nuk përjashtohet.

Analiza do të përfundojë deri në fillim të javës që vjen. Këto ditë do t’i ndjekim. Tani për tani nuk ka nevojë për vendosje të masave shtesë restriktive, por nuk e përjashtoj këtë mundësi. Deri në fillim të javës së ardhshme do të dalim me qëndrim lidhur me këtë analizë”, shtoi Filipçe.

Deri më tani, në vend janë “siguruar”, respektivisht janë porositur 2 milionë e 200 mijë doza, por ende nuk ka mbërritur asnjë, përveç vaksinave “Fajzer” që ishin donacion nga Serbia.

Kenia, Ruanda, Sudani, Gambia dhe Senegali dje siguruan 2.5 milionë vaksina. Fiasko e Zaevit dhe Filipçes, thonë nga opozita.

“Qeveria e Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes nuk mori asgjë. Përgjegjësia është e madhe, përgjegjësinë e paguajnë qytetarët me jetën e tyre. Çdo ditë në Maqedoni ka raste vdekjesh, kurse tani kemi edhe nga 10-15 humbje jetësh në ditë, 10-15 njerëz, 10-15 familje. Ato pothuajse fare nuk janë lajm për Zoran Zaevin dhe ministrat e tij. Kjo është lehtësia e padurueshme për të vdekur”, tha Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja.

Ky prolongim i pafund i imunizimit të popullsisë, përveç që e rrezikon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, tani kur u paraqit edhe vala e tretë e pandemisë, gjithashtu i zvogëlon edhe shpresat për hapje graduale të vendit tonë dhe ekonomisë së brendshme”, shtuan nga opozita shqiptare, Orhan Murtezani nga Alternativa.

Ndryshe, në Serbinë fqinje, prej sot e deri të hënën është në fuqi mbyllja e pjesshme, kurse do të punojnë vetëm dyqanet e ushqimit, barnatoret dhe pompat e benzinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments