7.9 C
Tetovo
E hënë, 3 Nëntor, 2025
BallinaLajmeTaravari takoi ambasadorin e BE-së /Diskutimi ishte përqendruar në procesin zgjedhor dhe...

Taravari takoi ambasadorin e BE-së /Diskutimi ishte përqendruar në procesin zgjedhor dhe respektimin e standardeve demokratike.

Kryetari i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas. Taravari e ka vlerësuar takimin si “shumë të frytshëm dhe miqësor”, duke theksuar se diskutimi është përqendruar në procesin zgjedhor dhe respektimin e standardeve demokratike.

“Takim shumë i frytshëm dhe miqësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Michalis Rokas. Diskutuam për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si dhe për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimin e Këshillit Komunal të Gostivarit,” deklaroi Taravari.

Ai theksoi rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe barazisë demokratike për të gjithë.

“Theksova rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar dhe barazisë demokratike për të gjithë,” shtoi Taravari.

Kreu i AKI-së përsëriti se rruga evropiane e vendit është e pakontestueshme dhe se synimi kryesor mbetet ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

“Eurointegrimet mbeten e vetmja rrugë përpara për vendin tonë. Angazhimi ynë mbetet i qartë: demokraci funksionale, transparencë dhe respektim i plotë i vullnetit qytetar,” përfundoi Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments