13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTaravari: Shumi dhe pushteti u dhanë para anëtarëve të ASH-së që të...

Taravari: Shumi dhe pushteti u dhanë para anëtarëve të ASH-së që të lëshojnë partinë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka akuzuar Altim Mamutin, kryetarin e Degës së Tetovës nga po e njëjta parti, se u ka dhënë shuma të majme parash kryetarëve të nëndegave me qëllim që edhe ata të largohen nga Aleanca për Shqiptarët.

Taravari madje paksa me cinizëm ka shkruajtur se Altim Mahmuti është kthyer aty ku edhe e ka vendin, pranë LSDM-së.

“Altrim Mahmuti Shumit i faleminderojmë për aktivitetin e deritanishëm në Alenacën për shqiptarët dhe i urojmë suksese në veprimtarin e tij të mëtutjeshme politike.
Personalisht, mendoj se Shumi u kthye aty ku e ka vendin, afër SDSM-së.

Dua të informoj të gjithë antrsinë e Aleancës, se në degën e Tetovës kemi kompaktësi si asnjëhere më parë, këtë e vërteton fakti se asnjë antar i kryesisë së degës së Tetovës dhe asnjë kryetar i ndonjë nëndege në kuadër të degës së ASH në Tetovë, nuk iu bashkangjit tash më ish kryetarit të degës, i cili javët e fundit së bashku me pushtetin tentuan edhe të paguajnë antarë të Aleancës, për të krijuar huti dhe paqartësi tek qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments