6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTARAVARI: GRUEVIZMIN MË SHUMË E KE TE BDI-JA SE SA TE VMRO-JA

TARAVARI: GRUEVIZMIN MË SHUMË E KE TE BDI-JA SE SA TE VMRO-JA

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari mes tjerash në emisionin “Enter” ka folur edhe për natën e 27 prillit të vitit 2017-të, përcjell SHENJA.

“Truri i asaj nate është Sasho Mijallkovi. Ai që i hapi dyert. Së paku që e pamë me kamera çdo kush prej ne ishte Mukovski. Gruevski rrethanat si iki Gruevsk. rrethanat si iki Gruevski, ekzistojnë dyshime se përsëri ka gishta pushteti. Por nuk dua të ndërhyj aty. Nuk ka ende dëshmi të sigurta. Them Nikolla Todorovi ishte një prej njerëzve që pengonte që Zijadin Sela të sillet në spitalin shtetëror. Insistonte të mbetet në spitalin e Qytetit. Nikolla Todorovin ju kujtohet. Ai e shkatërroi arsimin, e shkatërroi shëndetësinë në kohën e Gruevskit. Atë e keni nëpër portalet e SDSM-së çdo 2 ditë ku tregon pallavra dhe biseda se sa është Zaevi i sukseshëm, sa Gruevski ka qenë i keq. Ai ka qenë sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së. Sot është njeriu më i afërt i Zaevit. Sasho Mijallkovi me vllaun e Zaevit janë partner të përbashkët. Mukovski më shumë bën biznese se sa në kohën e VMRO-së. Kështu që këto janë fakte të pamohueshme. Mundet që ende ka elemente të Gruevizmit edhe në kryesinë e tashme të VMRO-së. Por një gjë të ju tregoj . Në kryesinë aktuale të VMRO-DPMNE-së ka ose asnjë ose një ose dy ish-ministra të Qeverisë së Gruevskit. Kurse në BDI ke gjysmën e anëtarëve të kryesisë qendrore ish-ministra të Qeverive të Gruevskit. Gruevizmin shumë më shumë e ke në BDI, ortak i Gruevskit ka qenë Ali Ahmeti. Ali Ahmetin Zaevi e ka bashkë dhe bënë çmos që Ali Ahmeti me çdo kusht të fiton zgjedhjet të keqpërdoren zgjedhje, të abuzojë pushtetin për të fituar zgjedhjet ose për të abuzuar me votat e shqiptarëve, i hesht i mbyll sytë edhe tash qenka i keq dikush që e ka trashëguar VMRO-në. Kështu që ne do ti kemi kushtet tona, natyrisht do të ulemi si koalicion jo vetëm aleanca por së bashku me Alternativën do ta bëjmë strategjinë do ti vendosim kushtet tona”, ka thënë Taravari në “Enter”. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments