0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Është biseduar për të qenë kandidat për president por nuk jam...

Taravari: Është biseduar për të qenë kandidat për president por nuk jam i interesuar

PAS TAKIMIT TË LEN ME KURTIN

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për president në zgjedhjet e ardhshme. Taravari për AIM deklaroi se është biseduar si mundësi por ai nuk është i interesuar dhe nuk ka pranuar.

“Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar” – tha Taravari.

Ndërkohë Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mbrëmë në intervistë për RTK ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president.

“Po, me Taravarin është biseduar dhe shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje” – tha Bilall Kasami.

Kujtojmë se, Lidhja Evropiane për Ndryshim, koalicion ky ku bëjnë pjesë partitë opozitare shqiptare Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Besa, kanë paralajmëruar se në zgjedhjet presidenciale do të dalin me kandidat të tyrin për president. Rrethi i pare i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet me 8 maj. /tvklan.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments