20.2 C
Tetovo
E enjte, 12 Qershor, 2025
BallinaLajmeTaravari: “BDI-zmi” më i keq është në VLEN

Taravari: “BDI-zmi” më i keq është në VLEN

BDI është në opozit, po BDIzmi është në vlen fatkeqësisht. BDIzmi, si mentalitet, si përqasje. BDIzmi më i keqë, domethënë”, tha Taravari sonte në Kanal 10 të Kosovës, transmeton Flaka

Taravari: S’jam penduar që isha pjesë e VLEN-it


Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistë për emisionin “Politiko” të Kanal10, ka dhënë më shumë detaje rreth zhvillimeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Flaka

“Qeveri me 107 mijë vota, absolutisht VLEN-i ka pasur legjimitet të plotë për t’i përfaqësuar shqiptarët.Ku ishte gabimi sipas meje, ishte se marrveshja me Vëmeronë u bë shpejtë dhe pa mos u marr veshë si duhet me Vëmeronë për funksionimin e koalicionit VMRO-VLEN. Kushti jonë i vetëm ka qenë fillimi i negociatave, gjë që nuk u arrit por ne, dhamë edhe një shancë“, tha ai.

Tutje, Taravari përmendi edhe ligjin e premtuar nga kryeministri Mickoski e që ende nuk u bë realitet.

“Ne negociuam për një ligj me VMRO-në për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, dhe ai ligj duhej të sillej diku në nëntor apo në dhjetor, sot jemi në qershor dhe ende ai ligj nuk është sjell. Në ndërkohë kishim premtime prej kryeministrit Mickovski se për një javë, dy e kalojmë këtë ligj, kishim material të gatshëm ne si ASH. Dhe, e dini si, dilshmi edhe jo serioz para njerëzve, na pyesshin kur e sjellni ligjin? “, tha ai teksa tha se nuk ndihet i penduar që ishte pjesë e VLEN-it.

Taravari: 95% punësohen maqedonas dhe vetëm 5% shqiptarë

Gabimin e vetëm që bëmë si VLEN ishte që me VMRO-DPMNE shpejtë u bë koalicionin qeverisës dhe me kusht të vetëm rrugën evropiane. Kjo deklaratë vjen nga kreu i ASH, Arben Taravari i cili para do kohe u largua me partinë e tij nga Qeveria, transmeton Flaka

“Marrëveshja me VMRO-në u bë shpejtë për kaolicionimin dhe funksionimin e VMRO-VLEN në qeveri. Kushti jonë i vetëm ka qenë fillimi i negociatave me BE për gjashtë muaj, pra deri në Vitin e Ri. Nuk u arrit, por ne dhamë edhe një mundësi dhe biseduam me kryeministrin”, deklaroi Taravari sonte në “Politiko” në Kanal 10 në Kosovë.

Ndërkohë, shtoi Taravari, u largua Balancuesi – një mekanizëm që e mundëson punësimin e shqiptarëve dhe etnive tjera.

“Këtu nuk ishte faji i VELN dhe negociuam me VMRO për një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ai ligj duhej të sillej diku në nëntor apo dhjetor të 2024-ës. Sot jemi 10 qershor dhe ende ai ligj nuk është sjellë. Ndërkohë, kishim premtime nga kryeministri Mickoski se e kalojmë ligjin për një javë, dy javë sepse ne si ASH kishim material të gatshëm për atë ligj. Arben Fetai dhe Izet Mexhiti kanë negociuar dhe e kanë udhëhequr grupin punues. Por, nuk ndodhi dhe ne dilnim jo serioz para njerëzve. Kur na pyesnin gazetarët se kur e sjellni ligjin, ne duke u bazuar në premtimin e kryeministrit thonim për një ose dy javë. Tash duke ardhur për në Prishtinë e dëgjova se kryeministri ka thënë se së shpejti e vendosim në procedurë paralemntare gjë që më gëzon, por me kusht që ky ligj të dërgohet në Komisionin e Venedikut që do ta vonon ligjin prej 6 deri në 12 muaj”, dekalroi më tej kreu i ASH.

Ndërkohë, ai sqaroi se bëhen punësime nëpër institucione me qindra, dhe proporcioni është diku 5% shqiptarë dhe 95% maqedonas.

“Kjo është skandaloze dhe nëse ne qëndronim më Vlen dhe në Qeveri si do të dilnim më zgjedhjet lokale të cilat janë më 12 apo 19 tetor dhe si do të u thonim qytetarëve të na votojnë?!”, shtoi më tej Taravari. Flaka Media

Taravari: Sponzor kryesor i VLEN-it, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë emsionit në Kanal10 ka folur se sponzor kryesor i VLEN-it ishte Albin Kurti, transmeton Flaka.

“Po të mos ishte Albin Kurti kurrë nuk do të isha bashkangjitur VLEN-it”, tha mes të tjerash Taravari. Flaka Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments