Lideri i ASH-së, Arben Taravari, i ftuar këtë të martë në “Politiko” të Kanal10, mes largimit nga koalicioni VLEN, tregoi edhe rastin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, transmeton Flaka
Taravari teksa fliste mbi zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, shprehu zhgënjim ndaj kryeministrit Kurti për siç tha “përzirjen” në një punë të caktuar.
“Prisja që ai të reflektoj por çfarë ndodhi Z.Kurti i thirr disa njerëz prej Aleancës për Shqiptarët, z.Fetain, të cilin kur e emërova për ministër, z.Kurti ka qenë kundërshtuesi më i madh, ku e gjetët bash për atë, kishte përcjell porosi nëpërmjet Izet Mexhidit e Bilall Kasamit. Dhe ky ishte zhgënjim total, unë kam thënë, kam vendos për atë e nuk ka kush përzihet“, tha Taravari.
Taravari: Arben Fetai mashë e Izet Mexhitit, Adnan Azizit dhe Mickoskit
Lideri i Aleancës për Shqiptarët i ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10 i është përgjigjur edhe letrës që sot Areben Fetai ia drejtojë përmes rrjeteve sociale, transmeton Flaka
Ai thotë se ai është një karrierist i sëmurë, dhe se tash është mashë e Izet Mexhitit, Adnan Azizit dhe Mickoskit.
“Arben Fetai ka qenë bashkëpunëtorë i afërt, për të cilin kam një zhgënjim të jashtëzakonshëm, njeri i cili ka qenë në Vetëvendosje, dhe mandej është mundu ta përçaj Vetëvendosjen, pastaj erdhi në Aleancën për Shqiptarët, është munduar me bë përçarje mesë Ziadinit dhe Arbenit, thash është mashë e Izet Mexhitit, Adnan Azizit dhe Mickoskit. Një karrierist i sëmurë, zakonisht për asnjë prej bashkëpunëtorëve, s’kam thënë një fjalë, dhe thash nuk dua ta zgjas këtë më shumë”, u shpreh Taravari.
Taravari: Shteti serb ka ndikim të jashtëzakonshëm më Maqedoni
Kryetari i ASH, Arben Taravari ka deklaruar sonte se shteti i Serbisë ka ndikim të jashtëzakonshëm në Maqedoninë e Veriut, aktualisht, transmeton Flaka
Ai këtë deklaratë e bëri në emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës.
Tutje, Taravari tha se Maqedonia totalisht është larguar nga rruga evropiane, një nga shkaqet, siç ai sqaroi, që e ka çuar të largohet nga qeveria e Mickoksit.
“Ne premtuam se për gjashtë muaj do ti fillonim bisedimet me BE-në, por jo që s’dodhi, por kemi stagim dhe ndikim të jashtëzakonshëm të shtetit serb në Maqedoni. Devijim total nga rruga evropiane dhe këtë nuk e them unë, këtë e thotë çdokush që ka informata për Maqedoninë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH.
I pyetur nëse largimi nga rruga evropiane ka qenë shkak për largimin nga qeveria dhe nëse këtë e ka biseduar me partnerët e koalicionit shqiptarë “Vlen”, Taravari tha se derisa është formuar Qeveria e re në Maqedoni, janë zhvilluar dy procese interesante paralelisht, ndërsa ASH si parti me mbështetje më të madhe në krahasim me partitë e tjera në VLEN, kishte të njëjtin përfaqësim më ekzekutiv.
“Zhvilloheshin paralelisht dy ngjarje, një partia maqedonase VMRO ka 58 mandate në Kuvend, pastja e morin edhe një parti maqesonase fraksion nga LSDM që quhet ZNAM me 6 mandate dhe i bënë 64 mandate. Ne si VLEN kishim 14 mandate, pra ai, Mickoski, e kishte shumicën edhe pa shqiptarët. Pastaj e dyta, për herë të parë ndodhte që katër subjekte politike shqiptare të ishin bashkë në Qeveri. Në VLEN përpos ASH-së të gjitha subjektet tjera ishin derivate të BDI-së, ne ishim derivat të PDSH-së. Normalisht unë kisha shumë kritika brenda partisë sepse ne i dhamë frymë Vlenit dhe kishim 5 deputetë, kurse të tjerët bashkë kishin 9 deputetë dhe kritikat në parti i kisha pse ne në ekzekutiv kemi përfaqësim të njejtë. Pastaj kishim bërë 4-5 anketa brenda 11 muajsh dhe tregonin se ASH është partia më e preferuar te VLENI. Nuk kishim shef të VLEN-it, përpos që kishim katër parti bashkë. Menjëherë pas zgjedhjeve i kam pyetur sepse mua më fuzionoheshte se menjëherë pas zgjedhjeve, por e pash se nuk ka disponim për fuzionim për të krijuar një parti. Unë që atëherë u kam thënë diku në korrik të 2024 nëse nuk fuzionohemi në një parti, atëherë ASH del me lista të veçanta për këshilltar komunal në zgjedhjet lokale. Jo për t’u matur, por thjeshtë ta shohim sa e kemi përkrahjen, pasi këto 107 mijë vota që i kishim të gjithë thonin se janë të fuqishëm, edhe pse ASH në bazë të anketave ishte më e fuqishme. Dhe, çdokush prej tyre e dinte se shkojmë deri në zgjedhje lokale bashkë dhe pastaj ndahemi”, deklaroi Taravari. Flaka Media