Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte përmes një takimi me banorët e Lagjes së Re në Gostivar, ka përcjellë porosinë drejtuar ish deputetit Muhamed Zekiri dhe LSDM. Xhaferi ka rikujtuar drejtuesit e LSDM me duart e përlyera me gjakun e shqiptarëve në vitet 1991, 1994, 1997 dhe ngjarjeve të tjera tragjike për Shqiptarët e Maqedonisë.
“Sonte duke folur këtu jemi në datën 1 Korrik e cila datë i paraprinë Korrikut të përgjakur të vitit 1997 në Gostivar. Dhe 1 çuanak atje para dy ditëve akuzoi shqiptarët se gjoja i kanë duart të përlyera me gjak. Nuk dua të ia përmendi emrin sepse mban emrin e Profetit që në asnjë mënyrë nuk dua ta barazoj me atë emër. Harroi i gjori, ndoshta ka qenë fëmijë në viti 97, ndoshta nuk ka qenë i lindur në viti 94 dhe mos flas për 91 apo vitin 90 për Referendumin”, deklaroi Xhaferi, raporton Gostivari Sot
Xhaferi ka apeluar deri tek drejtuesit e LSDM që të heqin dorë nga Bashkësia Fetare Islame.
“Mos flas për Bitpazarin ku ai pretendon se është hynore dhe ku shkon dhe përzihet bile atje ku është shpirtërore që s’guxon askush si pushtetar, si pushtet apo shtet që të përzihet. Bashkësia Fetare Islame nuk është instument e një institucioni të shtetit. Me kushtetutë është e ndarë nga institucionet e shtetit dhe nuk ka shtet që mund të përzihet që mund të përzihet në punët e tyre sa që nuk përzihen në punët e Kishës Ortodokse. Andaj, le të heqin dorë nga ai institucion i Popullit, sepse vetëm populli ka të drejtë të merret me të bëmat apo të pabëmat e bartësve të këtij institucioni, njejtë sikurse ne që jemi përgjegjës para Institucioneve shtetërore. 9 Korriku është afër. Le të kujtohet ai se çfarë duarsh kanë ata që e quanin foshnje të vdekur foshnjën e porsalindur në vitin 1994. Sot, ajo foshnje është rritur dhe lëre që është rritur por ka lindur edhe këto kandidatë për deputetë që kanë lindur prej atij gjiri, prej asaj lindje”, tha Xhaferi. Gostivari Sot