3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi nuk u pa askund të urojë-rikujtim deklarata në Click Plus,...

Talat Xhaferi nuk u pa askund të urojë-rikujtim deklarata në Click Plus, “Nëse nuk arrihet censusi unë do të ushtroj detyrën e kryetarit shtetit”

linku

https://tv21.tv/xhaferi-ne-click-plus-nese-nuk-arrihet-censusi-une-do-te-ushtroj-detyren-e-kryetarit-shtetit/
30/04/2019 15:32

Nëse nuk arrihet censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i Parlamentit do të ushtrojë edhe detyrën e kryetarit shtetit. Kështu tha mbrëmë Talat Xhaferi në emisionin Click Plus.

“Unë nuk bëhem president, unë e ushtroj detyrën e presidentit si kryetar parlamenti. Duhet me qenë të qartë. Sistemi është kjo, jo që të korrigjoj si politikë. Në kontekstin e asaj çka thotë sanksionimi ligjor. D.m.th. unë nuk bëhem president. Unë do të duhet përskaj detyrës së kryeparlamentarit ta ushtroj edhe detyrën e kryetarit shtetit”, theksoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

E kur kryeparlamentari u pyet për fshesën të cilën e paralajmëroi kryeministri, Xhaferi tha se fshesa së pari duhet të nisë të pastrojë nga oborri i Zavit, duke përmendur rezultatin e zgjedhjeve në Strumicë, por edhe në Haraçinë.

“Në kontestin e ç’kahit duhet të bën fshesën, të rezultateve! Rezultatet ulët dalin. Prandaj them oborrin me pastru paraprakisht. Oborrin me pastruar. Ma konkret. Unë nuk e kam bo analizën se si ka kaluar, kandidati i koalicionit në Strumicë dhe si ka kaluar kandidati i opozitës në Strumicë. Jo në Strumicë, po them oborrin. Metafora është se ka humbur vota në bllokun maqedonas. E dyta, Komuna e Haraçinës është komunë që udhëhiqet nga partia e kryeministrit. Çka e kanë penguar partneri i koalicionit ose partnerët e koalicionit shqiptarë, çka e kanë penguar në komunën e Haraçinës”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ndryshe Xhaferi bëri thirrje që qytetarët të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, por asnjëherë gjatë emisionit nuk tha se cili kandidatë duhet të votohet. Ai tha se është kryetar i kuvendit dhe se është parim i tij që të mos përzihet në fushatë zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments