3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeSiljanovska pranon humbjen (video)

Siljanovska pranon humbjen (video)

Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp para gazetarëve nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna para pak minutash nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se sa vota ka marrë, duke nënkuptuar nënkuptuar dhe humbjen e saj në këtë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, megjithatë ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokëlartë nga këto zgjedhje.

Nuk e dija se takimet direkte, besoja se nëse u ofroj vizion atyre, se do të mund të ndihmoj në ndërtimin e demokracisë në Maqedoni që nuk e ka, dhe kam parë energji të paparë, dialog që më fliste se ajo që e them arrin deri tek ata, dhe besoni se kjo më ka bërë më të re. Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën. Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments