Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 tha se nuk përjashtohet mundësia për koalicion parazgjedhor mes përbërjes aktuale qeveritare. Xhaferi tha se të njëjtën ide nuk mund ta thotë në formën e prerë, ndërsa si shembull nga e kaluara mori koalicionimin parazgjedhor mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së.
“Nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit edhe në këtë formë, që është përbërja e shumicës parlamentare, nuk e përjashton askush, por edhe nuk mund të thuhet se kështu do të jetë, kush mund a thotë në formën e prerë…”, tha mes tjerash Xhaferi.