3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Kuvendi nuk mund të mblidhet, Presidenti do të shpallë gjendje...

Talat Xhaferi: Kuvendi nuk mund të mblidhet, Presidenti do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një deklaratë për MIA-në ka thënë se e pret propozimin e kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili do ta ndjek presidentin e shtetit i cili ka kompetenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet.

Xhaferi e ndan mendimin me ekspertët e caktuar se pas vetëshpërbërjes së kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve Parlamenti nuk mund të thirret përsëri.

Zgjedhjet sipas ish kryeparlamentarit do të shtyhen me urdhër të Qeverisë, mbi baza të nenit 126 nga Kushtetuta.

Neni 125 i Kushtetutës thotë :

Gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi.

Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve.

Vendimi me të cilin caktohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme merret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe vlen më së shumti 30 ditë.

Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e merr Presidenti i Republikës dhe ia paraqet Kuvendit për konfirmim sapo ai të ketë mundësi të mblidhet.P

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments