11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi dhe delegacioni i RMV në Meshën në Bazililën “San Klemente”...

Talat Xhaferi dhe delegacioni i RMV në Meshën në Bazililën “San Klemente” në nder të Shën Cirilit dhe në audiencën tek Papa Françesku

Një delegacion shtetëror- kishtar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot do të marrë pjesë në Meshën në Bazilikën “San Klemente” në Romë, ku do të vendosë kurorë me lule në varrin e Shën Cirilit. Pasdite, Xhaferi do të vendosë lule para memorialit në gjuhën maqedonase për nder të Shën Cirilit në bazilikën “Santa Maria Maxhore”.

Tradicionalisht sot delegacioni do të marrë pjesë edhe në audiencën me Papa Françeskunn në Vatikan, pas së cilës Xhaferi do të ketë takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Sipas agjendës, Xhaferi do të vizitojë edhe ekspozitën e artistit Reshat Ameti, e cila është vendosur në Ambasadën e Selisë së Shenjtë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nga Roma paralajm,roi se nesër së bashku me një delegacion bullgar do të vendosin lule në bazilikën

Kremti i Shën Cirilit në Romë do të përfundojë me vendosjen e luleve në Bazilikën “Santa Maria Maxhore” ku ndodhet pllaka përkujtimore në gjuhën maqedonase për nder të Shën Cirilit. Xhaferi dje bëri të ditur se do të vendosen lule së bashku me një delegacion bullgar.

“Nuk mund të paragjykoj se cilat tema dhe çështje do të diskutohen në takimin e nesërm me delegacionin bullgar. Por sigurisht që komunikimi i drejtpërdrejtë është i mirëseardhur dhe mendoj se shkon në favor të gjetjes së zgjidhjeve të mundshme pozitive në raport me proceset që po drejtojmë”, deklaroi Xhaferi pas takimit me kryetarin e Dhomës së përfaqësuesve të Republikës së Italisë, Lorenco Fontana. 

Të enjten, më 25 maj, kryetari i Kuvendit e përfundon vizitën e tij në Romë dhe Vatikan me një takim me përfaqësues të Qendrës për ndërtimin e vendit të shenjtë të Nënë Terezës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments