8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTAKIMI ZAEV-ASAF ADEMI: DO TË RISHQYRTOHEN PROJEKTET E REFUZUARA

TAKIMI ZAEV-ASAF ADEMI: DO TË RISHQYRTOHEN PROJEKTET E REFUZUARA

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, janë takuar dje dhe kanë biseduar për rezultatet e konkurseve vjetore të Ministrisë së Kulturës. Në takim janë harmonizuar qëndrimet se komisionet e veprimtarive do t’i rishqyrtojnë fletëparaqitjet e refuzuara, dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative subjekteve që kanë dorëzuar fletëparaqitje në konkurset vjetore t’u jepet mundësia në afatin përkatës të dorëzojnë shpjegime plotësuese dhe dokumentacion për fletëparaqitjet të cilat kanë pasur mangësi formale, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës.

Shpjegim plotësues të fletëparaqitjes së dorëzuar mund të kërkohet vetëm për projektet për të cilat komisioni profesional ka vlerësuar se janë në funksion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilat kanë parakushte të zgjidhen projekte me interes nacional në kulturë për vitin 2019.

Zaev dhe Ademi e miratojnë këtë vendim si rezultat i qëndrimeve të dëgjuara të punëtorëve kulturorë dhe paralajmërojnë se dialogu me sferën kulturore do të vazhdojë me qëllim të avancimit të mirëkuptimit reciprok dhe mbështetjes së zhvillimit të kulturës në shtet. Ademi do t’i ftoj të gjithë aplikuesit në mbledhjet e Ministrisë të cilët kishin vërejtje me qëllim që të përkufizohen hapat me të cilat në të ardhmen do t’u shmangen mosmarrëveshjeve ose mangësive gjatë konkurseve publike.

Gjithashtu, ministri Ademi mbetet i hapur për sugjerimet dhe nevojat e institucioneve nacionale me udhëheqësit e të cilave është në kontakt të vazhdueshëm, dhe për të cilat, sipas Ligjit për Kulturë, janë të mundshme ndryshimet në financim gjatë gjithë vitit.

“Në këtë rast, duam të theksojmë se ministri Ademi e ushtron funksionin e vet duke e respektuar Ligjin për kulturë, i cili, siç mirë është i njoftuar opinioni kulturor, ka mangësi sistematike serioze në aspekt të modeleve të financimit të projekteve në kulturë.

Në Ministrinë e Kulturës në fazën e vonshmeështë procedura për përpilimin e ligjit të ri për realizimin e interesit publik në kulturë, për propozim-tekstin e të cilit deri më tani ka pasur dy debate publike”, theksohet në komunikatë.

Theksohet se me ligjin e ri do të avancohen mënyrat e mbështetjes së projekteve në kulturë, për çka edhe Ministria edhe të gjithë faktorët në këtë sferë pajtohen se normativa aktuale nuk i përmbush nevojat e kohës moderne. Me miratimin e ligjit të ri, propozim-teksti i të cilit është ende i hapur për sugjerime nga të gjitha palët e prekura, shprehemi të bindur se resori i kulturësnë të ardhmen do t’i marrë zgjidhjet e nevojshme sistematike për të cilat angazhohet një pjesë e madhe e opinionit në kulturë. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments