7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTakimi i Ministrit të Financave Fatmir Besimi me presidentin e shtetit Stevo...

Takimi i Ministrit të Financave Fatmir Besimi me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski

Ministri i financave, Fatmir Besimi realizoi takim zyrtar me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski. Në takimi u diskutuan të gjitha sfidat me të cilat përballemi në planin ekonomik në kushtet e pandemisë globale.

– Realizimi i projekteve të infrastrukturës, si dhe zbatimi i vazhdueshëm i masave të marra për të mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, janë thelbësore në kushtet kur përballemi me krizën më të madhe ekonomike të shkaktuar ndonjëherë, nga koronavirusi, tha ministri.

Ai theksoi se duhet të ketë përparësi për projektet që janë thelbësore për zhvillimin e vendit dhe ministritë që janë zbatuese të projekteve kapitale të planifikojnë zbatimin në baza tremujore në vend të nivelit vjetor si më parë, që është pjesë e strategjisë së planifikimit të buxhetit afatmesëm.

Në takim, Besimi gjithashtu informoi presidentin Pendarovski për rebalancin e buxhetit dhe pakon e katërt të masave antikrizë për të mbështetur sektorin privat dhe qytetarët, si pjesë e politikave të ndërmarra nga qeveria për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments