13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeTakimi i liderëve, të mërkurën?Mickoski kërkon takim tet-a-tet me Kovaçevskin pa ekipet...

Takimi i liderëve, të mërkurën?Mickoski kërkon takim tet-a-tet me Kovaçevskin pa ekipet partiake

VMRO-DPMNE ende nuk ka marrë ftesë për takimin e liderëve, tha kryetari i partisë, Hristijan Mickoski në intervistën 360 gradë, por siç theksoi, pret që këto ditë të dihet data, vendi dhe formati, përkatësisht në këtë takim të marrin pjesë vetëm ai dhe Kovaçevski. Jozyrtarisht takimi i liderëve duhet të mbahet të mërkurën. Kryeministri ditë më parë tha se dëshiron që të bisedojnë për vendimet që kanë të bëjnë me të ardhmen europiane, ndërsa sipas Mickoskit, në tryezë duhet të ketë dy opsione, prej të cilave njëra do të jetë për periudhën pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese.


“Në këtë takim të liderëve kemi dy opsione të mundshme, njëra është opsioni që e përfaqëson qeveria, përkatësisht Dimitar Kovaçevski, me këtë po hyjmë në një periudhë kritike për shtetin tonë, ata hyjnë në procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, tashmë e paralajmërojnë këtë, këtu flasim për opsionin nëse ky proces arrin sukses. Ne themi se këtë proces nuk do ta përkrahim, ndërsa sipas numrave , me shumë gjasa do të dështojë. Kështu që opsioni i dytë është që ky proces të dështojë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.Nga LSDM thonë se Mickoski duhet të vendosë nëse në takimin e liderëve do të vijë vetë ose me ekipin e tij partiak, duke shtuar se është e rëndësishme që të vendosë nëse është për unitet në vazhdimin e rrugës europiane ose është për bllokimin e shtetit.

“Ja, ky është shans që VMRO-DPMNE të tregojë se është në anën e interesave të shtetit dhe se do t’i mbrojë interesat kombëtare dhe unitetin kombëtar me çka do të mundësojë që shteti të mbetet në rrugën e euro integrimeve. Megjithatë, nëse mendojmë pak, nuk mund të japim shumë shembuj që tregojnë se VMRO-DPMNE ka menduar shumë për vendimet shtet formuese”, tha Daniella Nikollova, nga LSDM.

Takimi që e paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pritet që të mbahet të mërkurën. Në këtë takim Kovaçevski pret që të bisedohet për vendimet e duhura për procesin euro integrues të shtetit dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments