15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTakime pune të Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili me personat me aftësi...

Takime pune të Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili me personat me aftësi të kufizuara ,ambasadorin polak Ticinjski dhe ambasadorin austriak Vucas

Koncert “Sfida e barabartë” për personat me aftësi të kufizuara

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Muzeun e Luftës së Maqedonisë mbajti fjalim në ceremoninë e organizuar me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Para hapjes së evenimentit solemn, ministri Ismaili i përshëndeti të pranishmit duke u dërguar urime me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Evenimenti i sotëm është një përkujtues i vogël, por shumë i rëndësishëm për rëndësinë e një kategorie njerëzish përreth nesh. Njerëz të cilët janë shumë të talentuar në fusha të ndryshme, individë të cilët me larminë e tyre e presin mundësinë e vet për të qenë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë dhe të gjitha sferave të saj”, tha ministri i Kulturës. Ai shtoi se kujdesi për nevojat kulturore të këtyre njerëzve është njëri nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, me çka Ministria dhe institucionet në fushën e kulturës janë të hapura për bashkëpunim dhe iniciativa me qëllim ta avancojnë jetën kulturore të personave me aftësi të kufizuara.
Organizatorëtë koncertit “Sfida e barabartë”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ishin organizata joqeveritare “Hendikep Plus” dhe produksioni “Aleksander ARP”.
Në evenimentin ishte promovuar edhe kënga me videoklip në interpretimin e Aleksandar Ristevski – Princ, kushtuar personave me aftësi të kufizuara, ndërsa u ndanë edhe mirënjohje, duke e përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Hysni Ismaili.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: 10 people, people sitting
Image may contain: 2 people, people sitting

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në vendin tonë, z. Vojcieh Ticinjski.
Në takim, ministri Ismaili tha se Republika e Polonisë është mbështetësi ynë i madh në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe një vend që na lidh një bashkëpunim i mirë afatgjatë në fushën e kulturës, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral. Në këtë kontekst, u theksua se bashkëpunimi zhvillohet në të gjitha veprimtaritë kulturore, që është konfirmuar edhe me dokumente të shumta, duke mundësuar kështu një shkëmbim më të madh të artistëve dhe realizimin e projekteve midis institucioneve në të gjitha fushat e kulturës.
Ministri Ismaili nënvizoi se vitet e kaluara një numër i madh artistësh nga të dyja vendet kanë marrë pjesë në festivalet dhe manifestimet e njohura në Maqedoninë e Veriut dhe në Poloni. Poetët polakë kanë marrë pjesë tradicionalisht në manifestimin poetik “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, ndërsa veprat e autorëve maqedonas janë përkthyer tashmë në polonisht, në kuadër të Konkursit për Financimin e Përkthimeve të Veprave Përfaqësuese të Letërsisë Maqedonase nga Botuesit e Huaj. Artistët polakë janë edhe mysafirë të rregullt në festivalin e njohur “Vera e Ohrit”.
Në fund, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të bindur se bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm, si dhe realizimi i projekteve konkrete ndërmjet të dyja vendeve në të gjitha veprimtaritë kulturore do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili,realizoi takim pune me ambasadorin austriak në vendin tonë, Georg Vucas.
Në takim, u bë fjalë mbi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e kulturës, si dhe mbi aktivitetet e ardhshme nëpërmjet të cilave do të avancohet shkëmbimi kulturor i projekteve dhe artistëve ndërmjet të dyja vendeve. Ministri Ismaili theksoi se bashkëpunimi me Republikën e Austrisë në fushën e kulturës bëhet nëpërmjet prezantimit të vazhdueshëm të vlerave kulturore maqedonase në këtë vend, si dhe përmes realizimit të projekteve që e përfaqësojnë kulturën austriake në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ismaili informoi se ka një numër të madh të artistëve që prezantohen vazhdimisht në festivalet tona të njohura, siç janë: Mbrëmjet e Operës së Majit, Vera e Ohrit dhe Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Njëherazi, u theksua edhe realizimi i Ballit të Vjenës në Shkup, një manifestim i cili e konfirmon bashkëpunimin maqedono-austriak në fushën e kulturës dhe artit.
Në takim, të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, si dhe mbi realizimin e projekteve të shumta midis institucioneve të kulturës në të dyja vendet.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments